Drilon Hazrollaj vendos me zemër të luajë për Kosovën

Ylli i Malishevës, Drilon Hazrollaj, do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës në futboll.

20-vjeçari është ftuar nga përzgjedhësi i ri i “Dardanëve”, Franco Foda, për dy ndeshjet miqësore të muajit mars, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.

Ai ka qenë në mes të dy “zjarreve”, pasi për të është interesuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Nga burime të afërta, zbulohet se Hazrollaj në fund e ka dëgjuar zemrën, e cila i ka rrahur më fortë për vendin e tij të lindjes, Kosovën.

Sulmuesi i krahut ka shënuar 15 gola këtë edicion me Malishevën në elitën e futbollit kosovar, kurse në të gjitha garat ka 17 gola e nëntë asistime në 24 ndeshje.

Për të është raportuar se ka ofertë zyrtare nga një klub nga Rusia e cila është 1.7  milionë euro.

Vera pritet të jetë e nxehtë, me Hazrollajn që sipas të gjitha gjasave do të transferohet në ndonjë klub të madh evropian, e Malisheva pritet të marrë miliona nga shitja e tij. /Gazeta Olle/

City fiton pa problem edhe ndeshjen e dytë, kalon në çerekfinale

Drenica fituese e turneut tradicional “Adem Jashari”