Drilon Hazrollaj me katër golat e shënuar sot ndaj Lirisë, ka barazuar Muhamet Hysenin në garën për çmimin e golashënuesit të sezonit.
Me nga 24 gola, dyshja dardane janë në luftë të ashpër për të fituar këtë çmim, me Hysenin që nuk arriti të shënonte sot, shkruan Gazeta OLLE.
Para një jave, ishte menduar se kjo garë do i takonte Hysenit, por ylli i Malishevë, është kundërpërgjigjur shumë shpejtë duke e barazuar me gola.
Malisheva arriti fitore, me rezultatin 7-4, në një triller të vërtetë.