Haziri: I kemi lënë 800 mijë euro rezervë për stadiumin, i ka humbur Alban Hyseni

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një intervistë në “Radio STAR Gjilani” ka thënë se i kanë lënë 800 mijë euro rezervë për stadiumin e Gjilanit, stadium ky i cili përtej premtimeve nga drejtuesit e Komunës, as sot nuk është funksional.

Sipas Hazirit këto para i ka humbur kryetari i tanishëm, Alban Hyseni.

“Ne i kemi lënë 800 mijë euro para rezervë për stadiumin. Me marrëveshje, me operatorin e ka ndërprerë kontratën, i ka humb ato para sepse ato para kthehen. Kur projekti ndalet, parat kthehen prapa.”

Ish-kryetari i Gjilanit ka shtuar se Hyseni ka mashtruar, pasi në dokumente figuron diçka tjetër.

“Në publik ka thënë se e ka ndërprerë njëanshëm që është mashtrim. Në konferencën që ju e keni përcjellë, në Gjilan ka thënë se unë sot kam vendosur me ndërprerë njëanshëm sepse nuk është realizuar, në anën tjetër në dokumente është tjetër gjë.”

Për Lutfi Hazirin, këto shkelje janë jashtëligjore dhe organet kompetente duhet të merren me këtë qështje.

“Është jashtëligjore dhe Komuna e Gjilanit i ka humb 800 mijë euro dhe ka harruar se parimi “Projekto e ndërto” është formë tjetër. Ligji nuk është intepretim logjik.”

Intervista e plotë:

 

Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani, “binjakët” e Llapit që nuk ndahen kurrë, dëgjojeni batutën interesante për Tahir Batatinën

Turneu “Adem Jashari” në futsall do të mbahet me 5 dhe 6 mars