Hazard tallet me Courtois

Skuadra e Chelseat arriti të fitoj një ndeshje tejet të vështirë në udhëtim ndaj Hull Cityt.

Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe portieri Thibaut Courtois, i cili pas një driblimi të gabuar i fali topin kundërshtarit të tij për të pësuar gol.

Këtë veprim të tij nuk e la pa e komentuar edhe bashkëlojtari i tij Eden Hazard, i cili shfrytëzoi profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’, duke shkruar:“Dëshiroje të dribloje sikurse unë. Faleminderit që bëre pritje të mrekullueshme”, shkroi Hazard transmeton ‘Gazetaolle’.