Hazard sulmon Mourinhon

Forma fantastike e Kevin de Bruyne te Wolfsburgu, është bërë një çështje jo e vogël në shtëpinë e Chelseat. Kundër vendimit të klubit dhe trajnerit Jose Mourinho që vendosën ta largojnë belgun, ka dalë edhe Eden Hazard.

Magjistari i bluve ka thënë që De Bruyne nuk duhej larguar nga Chelsea, sepse sipas tij, ai mund të lulëzonte në Londër .

“Sinqerisht mendoj që Chelsea ka gabuar që nuk e ka mbajtur De Bruynen. Ai është një lojtar i madh, por Mourinho vendosi ta largojë. Unë jam i sigurt që De Bruyne mund të shkëlqente te Chelsea, sepse ai ka aftësi të mëdha”, ka thënë Hazard për L’Equipe, shkruan Gazetaolle.com.

De Bruyne ka shënuar 9 gola në 26 paraqitje me Wolfsburgun këtë edicion. Ai po kërkohet me ngulm nga Bayern Munchen.