Haxhimusa flet për çështjen e trajnerit tek Ferizaj

Situata te klubi i Ferizajt nuk duket të jetë aspak e mirë. Problemet financiare kanë qenë të pranishme te klubi ferizajas gjatë gjithë këtij stinori.

Lajmin në fjalë e ka pranuar edhe drejtori i Ferizajt, Nadir Haxhimusa.

Haxhimusa ka thënë se shumë shpejtë do të ulen të bisedojnë me futbollistët për t’i zgjidhur këto probleme.

“Është e vërtetë që i kemi disa borxhe, do të ulemi me lojtarët dhe trajnerin Bekim Isufi ose në rast të ardhjes së ndonjë trajneri tjetër, për t’i diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe përforcimet”, ka thënë Haxhimusa për Zëri.info.

Tutje, Haxhimusa ka folur edhe për të ardhmen e trajnerit Bekim Isufi, për të cilin thotë se klubi është i kënaqur me punën e tij.

“Trajneri Bekim Isufi ka shumë të drejtë që ankohet pasi askush nuk dëshiron të punojë pa kushte, kështu që ne shumë shpejt do të diskutojmë edhe me trajnerin. Ne jemi të kënaqur me punën e Bekimit”, është shprehur Haxhimusa.

Ndryshe, stinorin vjeshtor, Ferizaj e mbylliu në pozitën e dhjetë me 18 pikë të tubuara pas 17 ndeshjeve.

Ndonëse në fillim të edicionit erdhën aksionarët anglez me premtime shumë të mëdha, në klubin e Ferizajt situata vazhdon të jetë e njejtë.