Haxhi Krasniqi vizitoi kompleksin memorial “Adem Jashari”, titullin ia kushton familjes Jashari

Kampioni i botës në boks në verzionin WBO/IBO, Haxhi Krasniqi, ka vizituar sot kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt, ku ka vënë kurora lulesh.

Ai është takuar me familjarët e komandatit Adem Jashari dhe me kryerin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.

Krasniqi tha se titullin e kampionit të botës ia kushton familjes Jashari, siç do të veproj me çdo titull të fituar, shkruan Gazeta Olle.

Ai u takua edhe me presidentin e klubit të futbollit të Drenicës, Ilir Veliqi dhe tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’.

Foto: Hilmi Veliu