Haxhi Krasniqi prezanton veturën me misionin ‘kampion botëror’ (FOTO)

Haxhi Krasniqi është në vlugun e përgatitjeve për titull të kampionit të botës. Boksieri kosovar e ka postuar në Facebook një fotografi, ku në prapavinë e tij shihet një veturë, në të cilën, përpos që paralajmërohet dueli për titull të kampionit të botës, i 21 marsit me gjermanin Jurgen Brahmer, në versionin WBA, shihet edhe një mbishkrim mjaft interesant: “Misioni për kampion botëror 2015”, që shkruante në gjuhën angleze.

Shpresojmë që ëndrra e Krasniqit të realizohet dhe më në fund, shqiptarët ta kanë kampionin e tyre botëror në boks.