Haxhi Krasniqi nuk e dëgjon nënën e tij

Boksieri aktualisht më i mirë shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka deklaruar në një intervistë së fundmi se ai nuk e ka ndërmend ta lë këtë sport pa u bërë kampion bote.

Krasniqi ka marrë kritika, por edhe lëvdata motivimi pas disfatës nga Jurgen Brahmer në duelin që u zhvillua javë më parë.

Dhe i pyetur nëse dikush i ka kërkuar që ta lë boksin, ai ka bërë një pohim sa interesant aq edhe shokues.

“Nëna më ka kërkuar që të lë përfundimisht boksin. Por, i jam përgjigjur menjëherë se kjo nuk do të ndodhë, pasi që nuk do të heq dorë deri sa të bëhem kampion”, potencoi boksieri në një intervistë së fundmi.

Krasniqi i ka 27 vjet dhe i ka të gjitha gjasat që në një të ardhme edhe të bëhet kampion bote në boks. /Telegrafi/