Haxhi Krasniqi ia thotë çiftelisë

Haxhi Krasniqi ka treguar edhe një herë se ndihet shqiptar. Boksieri nga Juniku, përcjell Zëri, e ka postuar një fotografi në grupin e tij në rrjetin social, Facebook, ku shihet duke i rënë instumentit tradicional shqiptar – çiftelisë.

“Tradita jon mbetet ma e bukura në botë! Shprendane këtë foto te njoftojmë boten me Kulturen tonë”, shkruan në grupin e 27 vjeçarit.

Krasniqi, i cili e ka edhe nënshtetësinë gjermane, do të mundohet ta fitojë titullin e kampionit botëror më 21 mars, kur do ta sfidojë kampionin aktual në versionin WBA, gjermanin Jurgen Brahmer.