Hawks mposhtin edhe Suns

Atlanta Hawks koleksionoi fitoren e 58-të sezonale në Nba pasi mundi në “Philips Arena” të Georgias me rezultatin e thellë 96-69 Phoenix Suns. Vijon në këtë mënyrë momenti pozitiv për kryesuesit e Konferencës së Lindjes. DeMarre Carrol, Jeff Teague dhe Mike Muscala rezultuan tre basketbollistët më të mirë mbi parket për skuadrën e drejtuar nga trajneri Mike Budenholzer me 16 pikë secili.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes së Nba, San Antonio Spurs i dha një godijte të rëndë shpresave të Oklahoma City Thunder për tu kualifikuar në Play-Off. Kampionët e NBA falë edhe 26 pikëve të realizuara nga Kawhi Leonard kaluan me rezultatin 113-88 City Thunder me këta të fundit që pas kësaj disfate zbritën në vendin e 9-të të Konferencës së Perëndimit dhe tashmë e shohin veten të parakaluar nga New Orleans Pelicans nga ana tjetër arritën fitoren e madhe duke mundur me rezultatin 103-100 Golden State Warriors. Një Anthony Davis në formë të jashtëzakonshme që regjistroi në total 29 pikë 10 rebound dhe 2 asiste, ndihmoi skuadrën nga Louissiana të koleksionte një fitore shumë të rëndësishme për realizimin e objektivave sezonalë.