Havertz vendimtar, Chelsea rikthehet te fitoret

Chelsea është rikthyer te fitorja, pasi ka mposhtur 1-0 Crystal Palacen në “Stamford Bridge” në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, duke rrezikuar me anë të Michael Olise në minutën e 21-të, por goditja e tij u prit nga Kepa Arrizabalaga.

Katër minuta më vonë, Blutë rrezikuan me anë të Thiago Silvas, mirëpo Vicente Guaita ishte në vend.

Një mundësi të mirë e lëshoi edhe Kai Havertz në minutën e 33-të, pasi goditja e tij shkoi mbi portë.

Ishte minuta e 42-të e takimit kur talenti Lewis Hall nuk e shfrytëzoi një pasim të Conor Gallagherit, duke e çuar topin afër shtyllës së djathtë.

Por, goli i parë dhe i vetëm i takimit u shënua në minutën e 64-të, kur Hakim Ziyech asistoi te Havertz, që e mposhti me kokë Guaitan.

Deri në und, dy skuadrat tentuan që të shënonin gola, por që rezultati mbeti i pandryshuar, 1-0.

Pas javës së 20-të, Chelsea vazhdon të jetë në vendin e dhjetë me 28 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa në xhiron ne 21-të do të takohen pikërisht me The Reds.

Hadergjonaj dhe Dresevic realizojnë, dueli mes tyre përfundon pa fitues

Topalli dhe Ethemi të pandalshëm, i sigurojnë tre pikë të arta Istanbulsporit (Video)