Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi, ka folur për situatën e Hatayspor dhe Gaziantep FK, të cilat po kalojnë një proces mjaft të vështirë për shkak të ndeshjeve të shtyra këtë javë dhe fatkeqësisë së tërmetit.
Sot ka përfunduar takimi mes Federatës Turke të Futbollit dhe Unionit të Klubeve, ku u njoftua se Hatayspor nuk dëshiron të luajë më ndeshje këtë sezon, ndërsa në këtë rrugë duket edhe Gaziantepspor.
“Ne i kemi shtyrë ndeshjet tona që do të luhen këtë javë dhe për javën e ardhshme. Dhimbja jonë është e madhe. Prandaj, ne kemi vendosur që nga sot të fillojmë ndeshjet tona nga data 3 dhe 4 mars”.
“Klubi Hatayspor dërgoi një letër sot. Na njoftoi se nuk do të luajë ndeshjet e tyre të këtij sezoni. Nëse edhe Gaziantep FK dëshiron të tërhiqet nga kampionati, ne planifikojmë të vazhdojmë me 17 ekipe”, deklaroi Buyukeksi.
Te Gaziantep luan Valmir Veliu i cili ka kaluar nga Llapi në kampionatin turk këtë vit.
Vendim për tërheqje nga garat ka marr edhe skuadra e Ligës së Dytë turke, Yeni Malatyaspor. Për fat të keq, Malatyaspor humbi edhe portierin Turkaslan si pasojë e tërmetit.