‘Hat trick’ i sukseseve nga akademia e FC Dritës, shpallen kampionë me tri grupmosha të reja

FC Drita është njëra nga skuadrat kosovare që viteve të fundit ka kthyer sytë ka akademia e saj. 

Rezultatet tashmë kanë filluar të dalin në pah, pasi po punohet shumë me grupmoshat e reja, shkruan Gazeta Olle.

Si rezultat i kësaj, bardhekaltrit janë shpallur kampion në grupmoshat U13, U15 dhe U17, në Ligën Rajonale të Futbollit në Gjilan.

Gjatë ditës së djeshme në qendrën stërvitore të klubit ishte ditë feste, ku në një ceremoni solemne u bë shpërndarja e medalje dhe kupave për talentët e rinj të klubit.

FC Drita ka arritur që te fëmijët të instalojë një mentalitet fitues, me trajnerët të cilët për vite me radhë po punojnë me gjeneratat e reja.

Ardian Latifi është trajner në grupmoshat U17, Mentor Sijarina në U15 dhe Alban Nevzati në U13.

Të tre trajnerët janë shprehur të lumtur me rezultat e arritura gjatë këtij sezoni me ekipet e tyre. /Gazeta Olle/ 

 

FSHF del huq! U afrua me sugjerimin e Rejës, Kombëtaren shqiptare e braktis…

Ferizaj zyrtarizon Leotrim Rexhepin nga Drita