Hasit i zhgënjyer, fajëson…

Besnik Hasi me Anderlechtin e tij u përshëndet nga Liga e Evropës. Skuadra e tij pësoi humbje 2:1 në udhëtim nga Dinamo e Moskës, derisa ndeshja e parë u mbyll 0:0.

Belgët ishin duke fituar 1:0, por në 45 minutat e dytë, ndryshoi gjithkça. Ai akuzoi gjyqtarin për penalltinë e dhënë, nga e cila vendasit shënuan për 3:1.

“Së pari mendoj se nuk bëmë ndonjë gabim, por kontakti ndodhi jashtë zonës. Gjërat se si ndodhin në këtë nivel garash, unë nuk arrijë t’i kuptojë”, tha Hasi në konferencën për shtyp.

“Dinamo nuk e meritoi të avanconte. Ne absolutisht dëshironim kualifikimin, prandaj zhgënjimi është tani shumë i madh”, shtoi ai. (Gazeta Olle)