Hasi shihet me krerët e këtij klubi, shtohen zërat se ai ka arritur marrëveshje

Besnik Hasi pritet të jetë trajneri i ri i gjigantëve grekë të Olimpiakosit.

Ish-kapiteni gjakovar i kombëtares shqiptare është në negociata të avancuara me drejtuesit e kampionëve të Greqisë dhe sipas mediave greke nesër pritet të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Hasi ka ndjekur mbrëmë finalen e Ligës së Kampioneve në stadium bashkë me drejtorin sportiv të Olimpiakosit.

Hasi Champions

 

 

 

 

 

 

 

Ish-trajneri i Andërlehtit dhe Legias së Varshavës është shumë pranë hedhjes së një tjetër hapi mjaft të madh në karrierën e tij duke parë emrin e rëndë të klubit grek që dominon prej vitesh kampionatin vendas dhe merr pjesë rregullisht në grupet e Ligës së Kampioneve.

Mediat greke raportojnë se rivalët e Hasit në garën për të marrë drejtimin e Olimpiakosit janë trajneri rumun Razvan Luçesku dhe trajneri portugez Pedro Martins. Luçesku e mbylli këtë sezon në drejtimin e skuadrës së Superligës greke, Ksanthi, me të cilën u rendit në vendin e 6.

Ndërkohë Martins është ende në drejtimin e skuadrës portugeze Vitoria Guimaraesh, me të cilën u rendit në vendin e 4-t në Primeira Ligën portugeze duke siguruar kualifikimin direkt për në grupet e Ligës së Europës në sezonin e ardhshëm.