Hasi refuzon Mourinhon

Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi ka refuzuar mundësinë e blerjes së mesfushorit të huazuar nga Chelsea, Marko Marin.

Marko Marin nuk do të mbetet në Anderlecht, pas skadimit të periudhës së huazimit njëvjeçar nga Chelsea.

Kjo për shkak se trajneri i skuadrës belge, Besnik Hasi nuk ka pranuar të paguajë shumën prej 4.4 milionë funtesh të kërkuar nga Jose Mourinho për shitjen e futbollistit.

Anderlecht ka njoftuar Chelsean se nuk do ta blejë mesfushorin gjerman.

Kjo nënkupton se Chelsea do të detyrohet t’i gjejë një klub të ri Marinit, i cili erdhi në Stamford Bridge më 2012 nga Werder Bremen për 7 milionë funte, përcjellë lajmi.net.