Hasi ka një porosi për futbollistët tij

Skuadra e Anderlechit, e cila sot zhvillon ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Evropës, përballë Dinamo Moskës, ka arritur në Rusi. Skuadra e Anderlchetiti, e cila udhëhiqet nga trajneri shqiptar, Besnik Hasni, ndeshjen e parë të zhvilluar në Belgjikë, ka luajtur baras 0:0.

Hasi ka kërkuar nga futbollistët e tij që shënojnë gola në ndeshjen e cila zhvillohet sot.

“Nëse dëshirojmë të kalojmë tutje atëherë duhet të shënojmë. Kemi ekip më të mirë se Dinamo, por ata janë favorit në këtë takim pasi luajnë në shtëpi. Ne dëshirojmë të kalojmë tutje”, u shpreh Hasi.