Hasi i dëshpëruar me rezultatin

Besnik Hasi me Anderlechtin e tij luajtën 0:0 me Dinamon Moskën në shtëpi. Trajneri kosovar u shpreh i kënaqur me lojën e treguar, por i dëshpëruar që topi nuk hyri asnjëherë në portën e kundërshtarit.

Sidoqoftë, Hasi thotë se shpresa për kualifikim në të tetën e finales nuk është humbur. “Ishte një ndeshje perfekte, por na mungoi goli”, tha Hasi në konferencën për shtyp.

“Ne krijuam rastet, luajtëm futboll të bukur me kombinime, fituam duelet, por goli nuk erdhi. Shpresojmë se këtë do ta bëjmë javën e ardhshme në Moskë. Nëse e bëjmë, kemi shanse për të fituar”, shtoi ai. (Gazeta Olle)