Hasi e Mitroviq në konflikt për “seksin oral”!

Aleksandar Mitroviq dhe Besnik Hasi janë në qendër të vëmendjes në mediat belge. Fitorja me Charleroin e arritur me golin e serbit Mitrovic nuk e ka kënaqur aq shumë kosovarin Besnik Hasi.

Trajneri kosovar i kishte tërhequr vërejtjen lojtarit serb që mos ti festoi golat me dy gishtat para gojës sepse ky është një gjest i seksit oral.

Megjithatë serbi kokëfortë përsëri festoi turpshëm duke bërë që Hasi të shpërthej në kritika. Madje për më keq, Mitroviq ka thënë se nuk do të ndalet me këtë mënyrë festimi.

“Unë do të festoj në stilin tim. Ky është stili im dhe për këtë nuk e provokoj askënd”, ka thënë Mitroviq.