Hashim Thaçi e ka një kërkesë për Sigal Prishtinën

Ish-kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ka uruar Sigal Prishtinën.

Ai përmes një postimi në Facebook shkroi se tani dëshiron një triumf kosovar në finalen e Ligës Ballkanike.

“Sukseset e shtetit të ri në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur, e kjo e dëshmon më së miri se Republika e Kosovës, si shtet i vogël, por me talentë të shumtë, e meriton ndërkombëtarizimin e plotë të sportit të saj. E pres me padurim trofeun e Ligës Ballkanike në kryeqytetin tonë, megjithëse edhe pjesëmarrja në finale është një arritje e madhe. Suksese KB Prishtina, suksese “Plisat”, suksese gjithë skuadrave të basketbollit të Kosovës, pa dallim, dhe të gjithë sportistëve dhe sportdashësve tanë. Gëzuar! HTH”, shkroi Thaçi.