Hasani shpallet “Lojtari i Javës” në futsall

Federata e Futbollit e Kosovës (Komisioni i Futsallit) dhe sponsori i Superligës, “Lirimi” kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Lojtari i Javës”.
Për xhiron e 7-të të #𝐋𝐈𝐑𝐈𝐌𝐈𝐒𝐔𝐏𝐄𝐑𝐋𝐈𝐆𝐀 ky çmim i ka takuar lojtarit të FC Malisheva, Fehmi Hasani.
Ai shkëlqeu në derbi ndaj FC Liqenit ku shënoi pesë gola për fitoren e skuadrës së tij.
Çmimin “Lojtari i Javës” për lojtarin e FC Malisheva e ndau Lirim Thaqi, pronar i kompanisë “Lirimi”, që është sponsor gjeneral i Superligës.

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen e dytë me Sllovakinë

Nora Gjakova fiton medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos