Hasani mbron Tahirin: Gabimet nuk janë të qëllimshme

Kreu i gjyqtarëve, Përparim Hasani, i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit Artan Tahiri, që mori shumë akuza pas ndeshjes Hajvalia – Besa, 1:3. Ai u akuzua nga drejtuesit e klubit hajvalias, dhe trajneri Ismet Munishi.

“Çdo kush që humb mund të bëhet nervoz, por humbjen nuk duhet marrë për zemër. E rëndësishme është që gabimet që bëhen nuk janë të qëllimshme. Çdo njeri gabon”, deklaroi Hasani për GazetaOlle.com.

“Këso referimi nuk ka pasur as në kohën kur kam qenë unë. Në atë kohë ka pasur edhe kërcënime. Tani lojtarët janë bërë shokë, dhe për këtë duhet falënderuar ata dhe kryesitë e klubeve”.

Ai mori shembull edhe gabimin e gjyqtarit në Gjermani, kur pranoi golin e paqenë.

“E kemi parë se si në Gjermani, referi e pranon golin kur topi del jashtë porte dhe menjëherë pas nj jave referon në Ligën e Kampionëve”, theksoi Hasani. (Gazeta Olle)