Hasan Hyseni shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , pas çdo xhiroje ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS” për lojtarin më të mirë.

Ky çmim për xhiron e 25-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Malisheva, Hasan Hyseni.

Mesfushori i majtë 24-vjeçar në radhët e KF Malisheva realizoi një supergol në fitoren tejet të rëndësishme që skuadra e tij e arriti si mysafire ndaj Drenicës, me shifrat 3:2.

Ai realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutat e fundit të pjesës së parë, me një gjuajtje të fortë nga një distancë e largët, teksa u dallua edhe për kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, ndonëse fusha e lojës ishte e rënduar për shkak të reshjeve. Pas kësaj fitoreje FC Malisheva e stabilizoi pozitën e saj në elitë me 32 pikë, aq sa kanë edhe Drenica e Prishtina.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Malisheva, Hasan Hyseni e ndau Bekim Kilaj, senior specialist në BKT.

Zgjedhjet në FFK, vjen reagimi nga MKRS: Bëjmë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare

Broja po “shënon” edhe jashtë fushës, kjo është e dashura e sulmuesit shqiptar