Hasan Çetinkaya është agjenti i ri i Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova ka vendosur ta ndërrojë agjentin. Të enjten është njoftuar se Hasan Çetinkaya me agjencinë “HCM SPORTS MANAGEMENT” ka marrë nën menaxhim yllin e Lilleit.

Zhegrova po kalon formë të mrekullueshme këtë sezon me ekipin francez dhe po kërkohet nga top-skuadrat evropiane.

25-vjeçari ka 11 gola dhe nëntë asistime këtë sezon në Ligue 1.

Çetinkaya vlerësohet prej agjentëve më të mirë në futboll.

Fenerbahçe interesohet për rikthimin e Vedat Murqit

Florian Marku analizon humbjen ndaj Kongos: Kundërshtari ishte i papërshtatshëm