Harry Kane flet për penalltinë e humbur dhe eliminimin e Anglisë nga Kupa e Botës

Harry Kane nuk ia doli t’i shënonte dy penalltitë dhe Anglia i dha lamtumirën Botërorit të Katarit pas humbjes 1-2 ndaj Francës. Sulmuesi dhe kapiteni i “Tre Luanëve”, realizoi të parën, por dështoi në goditjen e dytë nga pika e bardhë përballë Hugo Lloris.

Me golin e shënuar barazoi rekordin e Wayne Rooney si golashënuesi më i mirë i kombëtares angleze në histori me 53 gola. Pas disfatës ndaj “Gjelave”, Kane mori përsipër përgjegjësitë e eliminimit.

Krijuam shumë shanse, por ndeshjet e mëdha vendosen nga detajet. Zakonisht përgatitesh të përballesh vetëm me një penallti, por kur ndodhin dy gjithmonë duhet të kesh një ide se ku të godasësh të dytën”.

“Humbja e penalltisë më dhemb, njësoj si rezultati final, sepse besonim se mund ta fitonim ndeshjen. Si kapiten që jam, unë marr përsipër përgjegjësinë për atë që ndodhi. Ishte një humbje e rëndë, pasi skuadra luajti shumë mirë”.

“Botërori luhet çdo katër vjet, kështu që nuk mund të themi që do e provojmë sërish vitin e ardhshëm… Gjithsesi, unë jam krenar për shokët e skuadrës, pasi zhvilluam një rrugëtim të bukur”, u shpreh 29-vjeçari anglez.

Trepça me apel të qartë për Plisat dhe Torcidat: E kuptojmë rivalitetin, por duheni të përmbajtur në përkrahje të Policisë së Kosovës

Ballkani pret Prishtinën, formacionet zyrtare