Hapet periudha e parë e afatit kalimtar në volejbollin kosovar

Sot, e hënë, zyrtarisht është hapur periudha e parë e afati kalimtar për lojtarë vendor, e cila do të jetë e hapur deri më 31 gusht, në ora 18:00.

Kjo është mundësia e parë për klubet dhe lojtarët që të bëjnë lëvizjet përforcuese dhe ndryshuese, para afatit kalimtar të janarit.

Qysh në ditën e parë janë paraqitur kërkesa për kalime dhe pritet të jetë një afat kalimtar aktiv dhe interesant.

Klubet dhe volejbollistët janë njoftuar për rregulloren e lëvizjeve sipas normave të përcaktuara nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

FC Ballkani konfirmon largimin e katër futbollistëve

U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë dhe Ligën e Parë të femrave