Handanoviq lë Interin për Ligën e Kampionëve

Është raportuar se portieri i Interit, Samir Hamdanoviq, dëshiron të luajë në një skuadër që luan në në Ligën e Kampionëve, ndërsa kjo i ka vënë në gatishmëri Romën.

Kontrata e portierit sllovene skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por ai nuk është shprehur ende i gatshëm për një marrëveshje të re.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Interi i ka bërë një ofertë për të qëndruar deri 2018 , por Handanoviq ende nuk e ka pranuar këtë propozim, pasi ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve .

Gazetat italiane bëjnë me dije se Roma dhe Barcelona janë në pole position për të nënshkruar me portierin. Sipas mediave italiane çmimi i tij është 15 milionë euro dhe kjo shumë do ta bëjë që Interi ta lëshoj, për të mos rrezikuar që ta humb pa para pas një viti.