Handanoviq zgjedh Romën!

Samir Handanoviq i ka thënë ‘po’ Romës. Lajmi bombë vjen nga mediat italiane, që konfirmojnë se portieri slloven ia ka hapur derën klubit verdhekuq për transferimin në afatin kalimtar të qershorit.

Largimi i tij në afatin kalimtar të qershorit është i sigurt, pasi që kontrata i skadon në vitin 2016 dhe Interi nuk dëshiron që të rrezikojë ta humbasë atë me parametra zero. Gjatë ditëve të ardhshme priten negociata të reja ndërmjet palëve. /Gazeta Olle