Hamilton tregon forcën

Kampioni i botës në fuqi nuk e vë në diskutim triumfin që në startin e Botërorit.

Botërori 2015 në Formula 1 startoi dhe fituesi është i njëjti. Lewis Hamilton tregon “dhëmbët” që në garën e parë të sezonit të ri duke triumfuar në çmimin e Madh të Australisë duke dhënë kështu një sinjal të fortë se britaniku do të bëjë çmos për t’u konfirmuar si kampion.

Në vendin e dytë rivali i tij i sezonit të kaluar Nico Rosberg po me Mercedes ndërsa në podium u ngjit edhe Sebastian Vettel me Ferrari.