Hamilton e ‘kap’ Irinën (FOTO)

Irina Shayk dhe Lewis Hamilton si duket kanë nisur një lidhje mes tyre. Ata janë shfaqur bashkë në New York në ceremoninë zyrtare të Javës së Modës.

Edhe pse i kanë evituar fotografët duke qëndruar larg njëri-tjetrit në pjesën më të madhe të kohës, mediat rozë hedhin dyshime të forta për nisjen e një historie pasioni mes të dyve.

Disa orë më parë, në faqen e saj të ‘Insagramit’, modelja ruse publikoi një foto me një tufë trëndafila.

Dërguesi? Me shumë mundësi është kampioni britanik por për momentin, lidhja e tyre mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Nëse rezulton e vërtetë, kjo mund të rezultojë një tjetër goditje e fortë për Cristiano Ronaldon, i cili ka humbur busullën në fushën e lojës që prej ndarjes nga bukurioshja ruse.

Irina Irinaaa Irinaaaa