Hamdi Salihi rikthehet në Austri?

 Bazuar në mediat austriake, Hamdi Salihi ka gjasa të mëdha të rikthehet në Bundesligën e këtij vendi. Sulmuesi shqiptar është duke u kërkuar nga skuadra që u promovua në elitën e futbollit të këtij vendi, FAC.

‘Sebep’ për një rikthim të tijin në Austri është bërë ish-trajneri i Hamdi Salihit tek Rapidi i Vjenës, Peter Pacult, i cili dëshiron që 31-vjeçarin ta ketë sërish në radhët e veta, shkruan GazetaOlle.com.

‘Sportnet.at’ e di mirë se Salihi është në bisedime me Skënderbeun e Korçës, dhe rikthimi i tij në Austri është i vështirë, mirëpo ish-trajneri i tij, Peter Pacult, mund të ndikojë në vendimin e tij.

hamdi salihi