Hamdi Namani shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 19-të të Superligës

 

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 19-të, të parën në stinorin pranveror në elitên e futbollit kosovar është shpallur futbollisti në radhët e Dritës, Hamdi Namani.

Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi “hat-trick” në ndeshjen kundër KF Feronikeli, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.

Me këtë fitore Drita FC ka marrë kryesimin në renditjen e Superligës, me 37 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për 27-vjeçarin e FC Drita, e ndau Alpay Mustafa, specialist në BKT.

Napoli me dy mungesa për ndeshjen ndaj Barcelonës

Limani: Kupën e kemi synim të fuqishëm ta sjellim në Gjilan, kemi forcë për t’i gëzuar “Intelektualët”