Hamdi Namani rikthehet te Llapi

Përmes një videoje të shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook, Llapi ka konfirmuar rikthimin e Hamdi Namanit.

Mesfushori qendror fillimisht iu bashkua skuadrës nga Podujeva në vitin 2013 nga KF Hysi dhe qëndroi deri në vitin 2019.

Në edicionin 2019/2020, 28-vjeçari u bë pjesë e Dritës, ku qëndroi deri në fund të këtij sezoni, me ç’rast ndërprenë bashkëpunimin dhe ai tash kthehet te Llapi.

Namani pason transferimin e Ilir Blakçorit, i cili u konfirmua si përforcimi i parë i skuadrës për edicionin 2023/2024.

Edhe mbrojtësi i majtë i kishte kaluar katër vitet e fundit te Drita dhe është rikthyer te skuadra e Llapit.

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para përballjes me Bjellorusinë

Rashkaj tregon nëse Kosova ka ende gjasa për kualifikim