Hamburgu vendos përfundimisht për largimin e Behramit

Valon Behrami duhet të gjejë klub të ri, pasi që sipas mediave gjermane, skuadra e Hamburgut e ka konfirmuar largimin e kosovarit.

Behrami nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Hamburgut, ku përpos paraqitjeve të dobëta, ishte protagonist edhe i disa situatave aspak të hijshme brenda ekipit.

Tani Napoli dhe Fiorentina janë të lira të veprojnë për transferimin e kosovarit, me këtë të fundit që e preferon rikthimin në Serie A.