Hamburgu barazon me Karlsruhen

Hamburger SV rrezikon seriozisht rënien nga Bundesliga. Pas ndeshjes së parë të luajtur si vendas, ata barazuan 1:1 me Karlsruher SC, që e mbylli sezonin në vendin e tretë të Bundesligës 2.

Takimi i kthimit luhet pas katër ditësh. Rezultati i sotëm favorizon tani Karlsruhen, e cila me një barazim pa gola mund të rikthehet në Bundesligë.

Pjesë e Karlsruhes është edhe Ylli Sallahi, i cili qëndroi në bankinë. Valon Behrami ishte i lënduar. (Gazeta Olle)