Hamann: Guardiola shkon në Angli

Ish-ylli i Bayernit dhe i Cityt, Dietmar Hamann ka thënë se Pep Guardiola do të transferohet te Manchester City gjatë kësaj vere.

Pep Guardiola do të transferohet te Manchester City gjatë kësaj vere, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Dietmar Hamann.

“Një burim shumë i informuar më ka dërguar një mesazh duke më thënë se Manchester City dhe Guardiola kanë biseduar dy muaj më parë”.

“Nuk ka asnjë kontratë ende, por duket se do të ndodhë, duket se është e sigurt se Guardiola do të jetë te Manchester City gjatë sezonit të ri”, përfundoi Hamann deklaratën e tij për Sky.