Hallet e Ronaldos

Sulmuesi portugez, i Real Madridi, Cristiano Ronaldo, kohëve të fundit është duke kaluar në një periudhë mjaftë të vështirë. Veshmbathja sportive ‘Nike’, thuhet se është shumë afërt të shkëput marrëveshjen me yllin madrilen. ‘Nike’ është duke shqyrtuar mundësinë që të ndërpresë bashkëpunimin pasi ky i fundi ka lansuar linjën e tij personale të këpucëve, shkruan ‘Tribuna’.

Ronaldo paguhet plotë 7 milionë euro në vit vetëm për të reklamuar veshmbathjet e ‘Nikes’ dhe nuk ka të drejtë të reklamojë personalet apo të ndonjë kompanie tjetër.