Halimi e shpëton përsëri Prishtinën, kjo ishte pritja e tij fantastike ndaj Dukagjinit (VIDEO)

Xhiro e 14-të e Superligës nisi me ndeshjen ndërmet Prishtinës dhe Dukagjinit.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u mbyll me barazim pa gola, shkruan Gazeta Olle.

Ndër më meritorët pse Prishtina nuk pranoi gol, padyshim se ishte portieri Betim Halimi, i cili bëri dy pritje të njëpasnjëshme në fund të pjesës së parë.

Super-pritjet e Halimit: 

Halimi e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja edhe në javën e kaluar, pasi bëri disa pritje fenomenale në udhëtim te Gjilani.

Prishtina ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë, aq sa ka edhe Llapi në vendin e gjashtë por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Dukagjini ndërkohë pozicionohet në vendin e tetë me 15 pikë.

Edhe në xhiron e 15-të Prishtina luan në shtëpi, derisa pret Feronikelin. Ndërsa, Dukagjini është nikoqir i Ulpianës në Klinë. /Gazeta Olle/

Kosova shënon ngritje në ranglistën e re të FIFA-s, Shqipëria pëson rënie për tre pozita

Bayern – Barcelona do të zhvillohet pa tifozë, kjo është arsyeja