Armend Halili do të jetë pjesë e Gjilanit edhe për tri vite të tjera.
Mbrojtësi prishtinas ka vazhduar bashkëpunimin me kuqebardhët deri në qershor të vitit 2025.
24-vjeçari ka qenë lider në mbrojtjen e Gjilanit këtë edicion dhe me plot meritë klubi e ka blinduar atë.
Halili ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë bërë, teksa ka thënë se do të jap më të mirën nga vetja për këtë klub.
“Edhe tri vite të tjera me familjen e madhe SC Gjilani. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, do të vazhdoj të jap gjithçka nga vetja, sepse “Skifterat” dhe qyteti i Gjilanit e meriton”, tha Halili.
Halili këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje me Gjilanin, ku ka shënuar një gol e ka asistuar në dy të tjerë. /Gazeta Olle/