Hakmerret Shqipëria, mposhtë Serbinë!

Shqipëria i është hakmarrë në një mënyrë Serbisë, për fitoren e ‘vjedhur’ në tavolinë vitin e kaluar, e që progonist i kësaj ishte bërë UEFA.

Në fakt, është skuadra e quajtur Shqipëria, e cila ka mposhtu skuadrën Serbia, në takimin historik të luajtur në kuadër të Ligave të ulta të Austrisë, shkruan gazetaolle.com

Shqiptarët fituan 2:1, e që të pranishëm në ndeshje kishte shumë tifoz shqiptarë. SV Albania, siç quhet zyrtarisht klubi, vjen nga Vjena. (Gazeta Olle)