Hakmarrja e eliminimit në Champions, Barcelona ia merr Juves yllin e madh (FOTO)

Barcelona kërcënon Juventusin për yllin e skuadrës bardhezi. Sipas informacioneve të fundit nga Spanja, katalunasit kanë shfaqur interesim të madh për mesfushorin Miralem Pjanic.

“Mundo Deportivo” shkruan që pas vështirësive për të marrë Marco Verrattin, Barcelona ka kthyer vëmendjen kah ish-futbollisti i Romës, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai mund të konsiderohet si një plan “B”, por që momentalisht është shumë më i mundshëm se ai “A”.

Barcelona kishte shprehur interesim edhe më herët për yllin e Juves, kur ishte futbollist i Romës. 

cats

 

Ndryshe, ardhja e Verrattit apo Pjanicit do të bëjë që një mesfushor të largohet nga Barca, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mundo Deportivo” shkruan që ai do të jetë Ivan Rakitic.

Kroati kërkohet nga Bayern Munchen dhe Manchester City, andaj duhet të zgjedh një mes dy klubeve.

Ky sezon që u mbyll, ishte më i dobëti për Rakiticin te Barcelona.