Hakerët shqiptarë i japin leksion Federatës Botërore të Tenisit pas provokimeve nga serbët

Ekipi i Serbisë u largua me turpërim nga Davis Cup, ndërsa kishte provokuar me këngë nacionaliste serbe para se të eliminoheshin me stil nga Italia.

Organizatorët e ITF-së nuk reaguan ndaj këngës që nxit luftë në Ballkan, derisa në atë këngë thuhet “Të valojë flamuri serb nga Prizreni në Rumeli”.

Duke mos dashur të ndalin një provokim të ulët dhe të turpshëm nga anti-sportistët serbë, ka ardhur reagimi nga hakerët shqiptarë ndaj faqes së ATP Tour.

Tashmë në faqen zyrtare të ATP Tour, që ndiqet nga më shumë se tre milionë njerëz, është publikuar si foto profili flamuri i Shqipërisë së Madhe.

Fotoja ishte bërë nga ‘pushtimi’ i shqiponjave në tokën që populli sllav pretendon se është e tyre në ndeshjen kualifikuese për në Euro 2026.

ATP ka ndryshuar shumë shpejt foton e tij të profilit, por nuk e ka fshirë nga profili i tij. /Gazeta Olle/

Armend Buzuku nokautoi kundërshtarin dhe mbylli vitin me rekord të qind për qind

Dardanet e presin me optimizëm duelin me Bullgarinë