Hakan politikani

Ish futbollisti i njohur i kombëtares turke e që është me prejardhje nga Kosova, Hakan Shukur, do t’i futet garës politike.
Shukur do të kandidojë si kandidatë i pavarur për kryetar të Stambollit, në zgjedhjet e 7 qershorit.
Shukur, 44 vjeç, ishte zgjedhur në listat e partisë islamike AKP të presidentit Erdogan, në vitin 2011.
Por vitin e kaluar u largua nga partia, për të protestuar kundër korrupsionit në majat e shtetit, pas shpërthimit të “tangentopolit të Bosforit”.
Përndryshe Shukur në vitin 2010, pati vizituar Kosovën, ku ishte takuar me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi./Indeksonline/