Hakan Çalhanoğlu i cili u transferua këtë vit nga Milan në Inter, vazhdon luftën në rrjetet sociale ndaj ish-klubit të tij.
Turku 27 vjeçar të dielën mbrëma zhvilloi ‘Derby della Madonnina’ me fanellën e klubit zikaltër, kjo ishte hera e parë për Hakan të luante derbin e qytetit me fanelën e Nerazzurrëve
Mesfushori shënoj gol nga pika e bardhë në minutën e 11-të, më pas festoi duke u drejtuar kah tifozët e Milan me duart prapa veshëve.
Unë jam Hakani, unë jam Interi ka shkruar mesfushori në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime tek Rossonerët.