Hajvalia – Drita, nuk luhet në Prishtinë

Hajvalia nuk do të luajë ndeshjen e radhës në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Marrëveshja e tyre me drejtuesit e klubit të Prishtinës, ka skaduar, kurse takimin e radhës do ta luajnë në një tjetër stadium.

Ata kanë zgjedhur stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, për të pritur Dritën.

“Kemi pasur marrëveshje me Prishtinën vetëm për tri ndeshjet e para të këtij stinori, për çka e falënderojmë kryesinë e këtij klubit. Dritën do ta presim në Obiliq, kurse më pastaj do ta shqyrtojmë mundësinë e rikthimit të sërish në stadiumin e qytetit në Prishtinë”, deklaroi drejtori sportiv i Hajvalisë, Xhavit Pacolli, për GazetaOlle.com.

Hajvalia – Drita luhet të premten. (Gazeta Olle)