Hajvalia s’e njeh askënd

Pas fitores ndaj KEK-ut me shifrat 2:1, skuadra e Hajvalisë e ka mundur edhe Kosovën e Prishtinës në një tjetër ndeshje miqësore, kësaj radhe me rezultat 3:0.

Golat për ekipin e trajnerit Ismet Munishi, i shënuan Semir Zeneli, Erdin Hashani dhe Leart Emini.

Hajvalia po tregohet ‘arrë’ e fortë para nisjes së stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Ky ekip do ta ndjek titullin nga vendi i dytë me 26 pikë, dy më pak se Feronikeli.