Nuk po e bëjnë ‘hesap’ asnjë skuadër në ndeshjet miqësore duke treguar ‘dhëmbët’ që para nisjes së kampionatit.
Fjala është për skuadrën e Hajvalisë, e cila sot në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Kizhincë, e ka mundur 2 Korrikut me shifrat 3:1.
Enis Zabërgja, Mërgim Pevqeli e Arbër Prekazi realizuan për ekipin e Ismet Munishit, derisa golin e vetëm për 2 Korrikun, e shënoi Florent Bajrami.
Kjo është miqësorja e dhjetë me radhë e Hajvalisë ekip që në këtë edicion e synon titullin në elitë, kurse 2 Korriku garon në Ligën e Parë.