Hajvalia po e bënë gati stadiumin e saj (FOTO)

Në Kizhnicë po punohet. Hajvalia po e rregullon stadiumin ku zakonisht është ‘çerdhja’ e tyre për stërvitje. Mirëpo, pas disa ditësh, mund të bëhet sërish për ndeshje.

Në fotot e siguruara shihet se stadiumi ka marrë pamje tjetër.

Xhavit Pacolli, drejtor sportiv i klubit, thotë se fushën po e rregullojnë një herë për stërvitje. “Nëse e bëjmë gati, do ta ftojmë Komisionin për Inspektimin e fushave dhe nëse na i pranojnë, atëherë do t’i zhvillojmë edhe ndeshjet. Një herë për një herë po e bëjmë gati për stërvitje”, tha Pacolli për GazetaOlle.com.

Hajvalia, takimin me Dritën e luajti në Obiliq, kurse tri ndeshje tjera si vendas këtë stinor i zhvilloi në stadiumin e qytetit në Prishtinë. (Gazeta Olle)

hajvalia3

hajvalia4