Hajvalia, pesë opsione për bankinën

Drejtori sportiv i Hajvalisë, Xhavit Pacolli, ka bërë të ditur që shumë shpejtë ekipi do të bëhet me trajner të ri, pas dorëheqjes së Ismet Munishit.

“Jemi në bisedime me kryesinë e klubit dhe pesë javët e mbetura do t’i luajmë me trajner të ri. Nuk do të vonojë shumë dhe opinioni do t’a kuptojë se kush do të jetë ai”, deklaroi Pacolli për sajtin e Hajvalisë.

Ju kujtojmë që Munishi dha dorëheqje nga posti i trajnerit të ‘arushave’, pas barazimit të djeshëm kundër Drenicës, 0:0.